Grupi Këshillimor Rinor Mallakastër, nëpërmjet aksionit rinor do të nxisë aktivizmin qytetar dhe ndërmarrjen e nismave avokuese dhe lobuese konkrete për zgjidhjen e probleme që varen nga Pushteti Lokal dhe Pushteti Qëndror.

 

Gjatë konferencës përmbyllëse të projektit “Të Rinjtë Veprojnë”, projekt i financuar nga Lëviz Albania dhe i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim, zbatuar nga Qendra “Epoka e Re” Fier në Bashkinë Mallakastër. Të rinjtë prezantuan aktivitetet dhe nismat e ndërmarra nga Komisioni Këshillimor Rinor Mallakastër, si produkt i suksesshëm i këtij projekti. Përveç prezantimit të të gjithë rezultateve të arritura një pjesë të rëndësishme e zuri garantimi i vazhdimësisë së projektit, nëpërmjet lidhjes së partneritetit dhe një marrëveshje mirëkuptimi mes KKRM dhe Bashkisë Mallakastër. Aktualisht KKRM do të vazhdojë funksionimim me synim trajtimin e sa më shumë tematikave dhe problemeve me rëndësi për të rinjtë dhe komunitetin e tyre.