Ai dhe Ajo në të njejtën Skuadër”

Qendra Rinore “Epoka e Re”, në vazhdimësi të aktiviteteve të saj, gjatë periudhës 1 Nëntor – 20 Dhjetor 2017 do të implementojë projektin “Ai dhe Ajo në të njejtën Skuadër”, financuar nga GIZ Albania.

 

Qëllimi i projektit:

Të promovojë barazinë ginore dhe gjithëpërfshirjen sociale, përmes aktiviteteve sportive duke theksuar përfitimet sociale dhe jetën e shëndetshme.

 

Aktivitetet kryesore dhe plani i punës:

1- Trajnim 3- ditor, përkatësisht ne datat 8-9-10 Nëntor,  për 15 mësues të edukimit fizik, 5 punonjës social,  5 përfaqësues nga Bashkia Fier.

Temat: Metodat inovative në Edukimin Fizik. Barazia Gjinore dhe Gjithëpërfshirja Sociale. Hartimi i Plan-Aktiviteteve Sportive, për të promovuar barazinë gjinore dhe parandaluar dhunën me bazë gjinore.

2Organizimi i mini-kampionateve sportive për fëmijët në shkollat e përzgjedhura ne datat: 15 Nëntor -6 Dhjetor  2017.

3-  Organizimi i një flash-mob masiv në qendër të qytetit, në 10 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës për të dhënë mesazhet e barazisë gjinore, përfshirjes sociale dhe kundër dhunës.

 

Shkollat e përfshira :

  1. Andon Xoxa Naim Frasheri
  2. Liri Gero                         Jani Bakalli
  3. Pinallopi Pirro Kristaq Shtembari
  4. Jakov Xoxa Dino Ismaili, Levan
  5. Mark Dashi Jani Bocova , Zhupan
  6. Flatrat e Dijes Dertliu
  7. Numani Alen
  8. Bazat e Shkences