Programi dhe Politikat e Qendrës:

 Për të realizuar objektivat që dalin nga ky mision, qendra rinore ka operuar me 5 programe që në fokus kanë:

  • Politikat rinore,
  • Edukimi joformal,
  • Pjesëmarrja dhe integrimi i rinisë,
  • Edukimi shëndetësor dhe parandalimi,
  • Të rinjtë dhe gratë në vendimarrje.

Qëndra Rinore “Epoka e Re” është i vetmi mjedis ku të rinjtë kanë mundësi të zhvillojnë aktivitete argëtuese, krijuese dhe edukuese.

Kjo qendër ofron këshillim psikologjik dhe kurse falas per fotografi, gazetari dhe aktrim.

Temat e trajnimeve janë të ndryshme, si; Lidership, Vendimmarrje, Ndërgjegjësim, Komunikim, Menaxhim Konflikti,  Avokim – Lobim, Hartim – shkrim projektesh, të Drejtat e Njeriut dhe Edukim Shëndetësor.