Parlamenti Rinor Fier është nje strukturë brenda organizatës “Epoka e Re”. Ai përbëhet nga përfaqësuesit (deputetët) e të gjitha shkollave të mesme të bashkisë Fier të përzgjedhur përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike të mbajtura në secilën prej këtyre shkollave.

Misioni:
Misioni i Parlamentit Rinor është t’u japë të rinjve nga mosha 14 deri 18 vjeç mundësinë për
t’u përfaqësuar dhe për t’u dëgjuar nga autoritetet lokale dhe ato qendrore, te krijoje lidera te
se ardhmes duke i aftesuar ne procesin e vendimmarrjes, si dhe të promovojë barazinë gjinore
duke rritur rolin që kanë vajzat në shoqëri.
Objektivat kryesore të Parlamentit Rinor janë:
 Rritja e numrit te te rinjve ne procesin e vendimmarrjes
 Ndryshimi në arsimin shqiptar në proçesin mësimdhënies dhe mësimnxënies
 Eleminimi i fenomenit të korrupsionit në arsim.
 Promovimi i jetës së shëndetshme
 Të luftojmë diskriminimin rracor, gjinor apo me çfarëdolloj baze.
 Të luftojmë dhunën e ushtruar ndaj të rinjve në shkolla dhe në familje

Pse duhet ta mbështesni Parlamentin Rinor :
Zgjedhjet e Parlamentit Rinor i edukojnë të rinjtë me qytetarinë e votës dhe nxisin
mijëra “votues për herë të parë” drejt kutisë së votimit.

  •  Parlamentarët e Rinj mbrojnë dhe kujdesen për mjedisin.
  • Parlamentarët e Rinj mbrojnë shëndetin e bashkëmoshatarëve të tyre dhe promovojnë
    jetën e shëndetshëm.
  • Në Paralment Rinor, të rinjtë zhvillojnë kapacitetet dhe talentet e tyre.
  • Në Parlament Rinor evidentohen liderat e rinj dhe përgatiten liderat e së ardhmes.
  • Parlamentarët e rinj kërkojnë edukim për të gjithë dhe luftojnë korrupsionin në arsim.
  • Parlamenti Rinor është një shembull pozitiv i respektimit të mendimeve, dhe barazisë
    gjinore.
  • Parlamenti Rinor është një mundësi për të rritur pjesmarrjen e të rinjve në
    vendimmarrje.Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja por edhe e sotmja.

Zgjedhjet 15 Dhjetor 2016 – Parlamenti Rinor Fier – Kandidaturat

http://www.epokaere.org.al/parlamenti-rinor/zgjedhjet-15-12-2016/

parlamentizgjedhjet