Grupi Ambientalist:

I krijuar në vitin 2009 me mbështetjen e Ambasadës Amerikane ka për qëllim edukimin e të rinjve për çështjet mjedisore dhe ndërmarrjen e fushatave ndërgjegjësuese në komunitet. Ndër këto mund të përmendim: pastimin e qytetit , mbjellje pemësh , riciklim , pastrim të plazheve publike, Qyteti pa makina , Dita e qyteteve të pastra, Dita e Tokës etj. Mesatarisht në këtë grup marrin pjesë 25 të rinj aktivë të cilët angazhohen vazhdimisht. Si arritje të ketij grupi mund të përmendim Ekspozita me Fotografi mbi ndotjen në Fier – Albanie le misere Grise ne Paris dhe në Bruksel me ndihmën e dy gazetarëve francezë.