
Kontrata sociale
Një lajm i mirë për të rinjtë edhe qytetarët e bashkisë Fier është firmosja e kontratës sociale ku theksi është vendosur tek prioritet e komunitetit.
30 te rinj të qëndrës rinore Epoka e Re pjese e projektit Youth Power të trajnuar për të bërë fushata avokuese edhe lobuese për problemet që shqetësojnë të rinjtë edhe komunitetin në qytetin e Fierit ishin pjesë e këtij takimi.Kërkesat edhe problematikat e të rinjve të ngritura gjate trajnimeve dhe fushatave avokuese ishin pjesë e kontratës sociale .Ne këtë takim te mbajtur në 17 tetor në sallën e këshillit bashkiak, bashkë me të rinjtë,kishte pjesëmarrës edhe qytetare për të diskutuar në mënyrë më të gjerë prioritet e komunitetit të bashkisë Fier.
5 Priotet pjesë të kontratës sociale
1-Transparenca
Transparencë në menaxhimin e njësisë së qeverisjes vendore, duke nisur nga njoftimet publike . ato duhet të jenë më të shpeshta , të shtrira në kohë dhe publike ;Akses të komunitetit dhe të të rinjve në dëgjesat publike e në mbledhjet e këshillit Bashkiak .
2-Infrastruktura
Ndërtimi i sa më shumë terreneve sportive në qytet dhe njësi Administrative ,si dhe vënia në funksion e shkollave si qendra komunitare ,kryesisht në zona rurale .
3-Shërbimet sociale .
Ndërtimi I një qendre pritëse psiko –sociale për gratë e dhunuara dhe grupet në nevojë .
4-Vëmendje ndaj të rinjve
Buxhet specific për të rinjtë dhe ngritja e një structure të vecantë në bashki që të koordinojë marrëdhenien , ndërveprimin dhe programet me të rinjtë.të krijohet këëshilli rinor vendor për të rriur rritur pjesëmarrjen e të rinjve në vendimarrjen lokale .
5-Vëmendje ndaj fëmijëve
Kthimi në identitet I qendrës kulturore të fëmijëve , duke rikthyer gjithashtu edhe grupet e kurset e fëmijëve , të cilët sot janë të papërfaqësuar .
Kjo kontratë sociale u firmos nga kryetari z.Armando subashi
Drejtoresha ekzekutive e qendrës Rinore Epoka e Re Znj Nevila Jahaj
Kryetari i këshillit bashkiak Z.Vangjel Ndreka
Ky aktivitet u mbështet nga Partners Albania for Change and Development nepermjet programit Youth Bank Hub per Ballaknin Perendimor dhe Turiqne i cili eshte i finacuar nga Bashkimi Europian ne Shqiperi , implementuar nga 5 organizata te rajonit Fondacjoni i AnaVlade Divac nga Serbia Toplum Gönüllüleri Vakfı – TOG nga Turqia,Mladiinfo nga Maqedonia, Nvo prima nga Mal i zi ,Partners Albania for Change and Development nga Shqiperia.Gjithashtu nje mbeshtjete tjeter eshte edhe rrjeti Olof Palm Center
The activities of this project are supported by Partners Albania for Change and Developmentthrough the project Youth Bank Hub Western Balkan and Turkey which is financed by the European Union in Albaniaimplemented by 5 organizations from the region Fondacija Ana i Vlade Divacfrom Serbia Toplum Gönüllüleri Vakfı – TOGfrom Turkey Mladiinfo from Macedonia Nvo Primafrom Montenegro Partners Albania for change and Development From Albania