U mbyll me sukses cikli I trajnimive për projektin:”Youth  Power”.Gjatë  këtij cikli trajnimi  janë trajnuar 30 të rinj nga zonat Rurale dhe Urbane nga 10 shkolla Publike dhe Jo- publike.Temat të cilat janë trajtuar :”Lidershipi Rinor,” ”Sistemi Qeverisës dhe qeverisja lokale,” “Angazhimi Rinor në komunitet,” Synimi kryesor është rritja e njohurive dhe kapaciteteve e  të rinjve nëpërmjet ndërthurjes së teorisë me praktikën i bazur tek edukimi jo- formal duke i nxitur me tepër të rinjtë për të ndërmarrrë nisma konktrete për ndryshime direkte për të rinjtë dhe komunitetin.Nëpërmjet këtij projekti  ne kemi si qëllim që të rrisim  ndikimin në vendimarrje e të rinjve të qytetit të Fierit në nivel lokal.Një nga qëllimet kryesore është që të rinjtë të ndërmarrin  fushata advokuese që do të adresojnë  nevojat e të  rinjve në Fier.Konkretisht te rinjtë do të advokojnë për një Drejtori Rinore në Bashkinë Fier dhe një buxhet specifik për të rinjtë.Aktivitet e këtij  projekti janë mbështetur nga  Albania Partners  for Change and Development  nëpërmjet projektit Youth Bank Hub per Ballkanin Perendimor dhe Turqine financuar nga Bashkimi Europian në Shqipëri implementohet nga Qendra Rinore Epoka e Re.

Leave a Reply