Ai dhe Ajo në të njejtën Skuadër”

Qendra Rinore “Epoka e Re”, në vazhdimësi të aktiviteteve të saj, gjatë periudhës 1 Nëntor – 20 Dhjetor 2017 do të implementojë projektin “Ai dhe Ajo në të njejtën Skuadër”, financuar nga GIZ Albania.

 

Qëllimi i projektit:

Të promovojë barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen sociale, përmes aktiviteteve sportive duke theksuar përfitimet sociale dhe jetën e shëndetshme.

Aktivitetet kryesore dhe plani i punës:

1- Trajnim 3- ditor, përkatësisht ne datat 8-9-10 Nëntor,  për 15 mësues të edukimit fizik, 5 punonjës social,  5 përfaqësues nga Bashkia Fier.

Temat: Metodat inovative në Edukimin Fizik. Barazia Gjinore dhe Gjithëpërfshirja Sociale. Hartimi i Plan-Aktiviteteve Sportive, për të promovuar barazinë gjinore dhe parandaluar dhunën me bazë gjinore.

2Organizimi i mini-kampionateve sportive për fëmijët në shkollat e përzgjedhura në datat: 15 Nëntor -6 Dhjetor  2017.

3-  Organizimi i një flash-mob masiv në qendër të qytetit, në 10 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës për të dhënë mesazhet e barazisë gjinore, përfshirjes sociale dhe kundër dhunës.

Shkollat e përfshira :

  1. Andon Xoxa
  2. Naim Frashëri
  3. Liri Gero
  4. Jani Bakalli
  5. Pinallopi Pirro
  6. Kristaq Shtëmbari
  7. Jakov Xoxa
  8. Dino Ismaili, Levan
  9. Mark Dashi
  10. Jani Bocova , Zhupan
  11. Flatrat e Dijes
  12. Dertliu
  13. Numani
  14. Alen
  15. Bazat e Shkencës

 

Leave a Reply